Homeballine 2Ademi takon Wengerin në Majami, legjenda franceze pritet të vizitojë Kosovën

Ademi takon Wengerin në Majami, legjenda franceze pritet të vizitojë Kosovën

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se në kuadër të Samitit të FIFA-s në Majami ka zhvilluar një takim me legjendën e futbollit botëror dhe drejtorin për Zhvillimin Global të Futbollit në FIFA, Arsène Wenger.

Sipas Ademit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e talenteve dhe futbollit, si dhe për organizimin e festivaleve për të rinjtë, djem dhe vajza, në kuadër të strategjisë së FIFA-s për zgjerimin e bazës së futbollit.

Presidenti i FFK-së ka bërë të ditur se Wenger ka vlerësuar potencialin e madh që ka Kosova në futboll, duke theksuar se rezultatet e Kombëtares së Kosovës dëshmojnë talentin dhe rrugën e duhur të zhvillimit që po ndjek futbolli kosovar.

Ademi ka rikujtuar se, duke u mbështetur në këtë potencial, FIFA tashmë ka hapur Akademinë e Talenteve në Kosovë, projekt që synon zhvillimin e gjeneratave të reja të futbollistëve.

Po ashtu, ai ka njoftuar se shumë shpejt Wenger, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, do ta vizitojë Kosovën për të përcjellë nga afër punën dhe zhvillimin e Akademisë së Talenteve.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...