HomeSportAdemi takon presidentin e Federatës Greke të Futbollit, diskutojnë për bashkëpunimin mes...

Ademi takon presidentin e Federatës Greke të Futbollit, diskutojnë për bashkëpunimin mes dy federatave

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar në Selanik me presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Chrysostomos Gkagkatsis, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të federatës greke.

Ademi ka uruar homologun e tij grek për këtë jubile të rëndësishëm, duke vlerësuar kontributin e Federatës Greke të Futbollit ndër vite dhe duke i dëshiruar suksese në drejtimin e saj dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit grek.

Sipas Ademit, takimi me Gkagkatsis ishte i përzemërt, ndërsa gjatë bashkëbisedimit është shprehur edhe dëshira e përbashkët për kultivimin e marrëdhënieve të mira dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave në të ardhmen.

“Me presidentin Gkagkatsis patëm një bashkëbisedim të përzemërt, me dëshirën e përbashkët për të kultivuar marrëdhënie të mira dhe për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy federatave tona në të ardhmen”, ka shkruar Ademi.

Lajmet e Fundit

Kurti emëroi 27 zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën emëroi zëvendësministrat, si vijon: Përparim Kryeziu,...

Cristiano Ronaldo dhe pronari i Milanit bashkohen për blerjen e Al Nassr

Një lëvizje e bujshme mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e Al Nassr-it. Sipas raportimeve që...

Verdikti i Hagës, Walker për Express: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka...

Kurti pas vdekjes së Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë një shkrim të gjatë, në kujtim të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...