
Ademi takon ambasadorin e Kosovës në Katar, temë diskutimi sporti
Gjatë qëndrimit në Doha për aktivitetet e FIFA-s, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar, ku u pritë nga Ambasadori Fuad Morina.
“Diskutuam mbi raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fushën sportive me këtë shtet mik. Bashkëpunimi me institucionet tona dhe lidhjet ndërkombëtare janë çelësi për zhvillimin e futbollit tonë!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
