
Ademi shtron darkë për klubet kosovare në Turqi pas Superkupës
Pas ndeshjes së Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shtruar një darkë për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë që po zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi.
Postimi i tij në Facebook:
Pas ndeshjes së Superkupës, Prishtina – Drita pata kënaqësinë të shtroj një darkë për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë që ndodhen në fazën përgatitore në Turqi. 🇹🇷
Në këtë tryezë nuk ishin vetëm ekipet, por edhe respekti, bashkimi dhe dashuria për futbollin e Kosovës.
Ky ishte një moment për të bashkëbiseduar e krijuar miqësi përtej fushës së gjelbër, me besimin se kjo fazë përgatitore do të sjellë një sezon më të fortë, më dinjitoz dhe më me shumë emocione për të gjithë.
Vizitat do t’i vazhdoj edhe tek ekipet të tjera që fazën përgatitore janë duke e zhvilluar në Shqipëri.🇦🇱
#bashkëpërfutbollin⚽️🇽🇰
