HomeSportAdemi pret pronarët e rinj të Ulpianës

Ademi pret pronarët e rinj të Ulpianës

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka pritur në takim pronarët e rinj të KF Ulpiana, Alban dhe Arben Dragaqina, si dhe presidentin e ri të klubit, Fitim Dragaqina.

Përmes një postimi, Ademi ka bërë të ditur se gjatë takimit është njohur nga afër me vizionin dhe planet e drejtuesve të rinj për ristrukturimin e klubit.

Sipas tij, objektivi kryesor i Ulpianës është rikthimi në Ligën e Parë të Kosovës.

“U përgëzoj për angazhimin dhe gatishmërinë për të investuar në zhvillimin e klubit, duke u uruar shumë suksese në realizimin e objektivave të tyre”, ka shkruar Ademi.

Drejtuesit e rinj të klubit synojnë që përmes investimeve dhe një riorganizimi të klubit, Ulpiana të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...