
Ademi pret ambasadorin suedez, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në futboll
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e cilësoi si mik të futbollit kosovar.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e përbashkëta në fushën e futbollit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në këtë sektor.
Të dy palët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes për zhvillimin e mëtejmë të futbollit, veçanërisht në aspektin e infrastrukturës dhe programeve për të rinjtë.
Postimi i Ademit në Facebook:
Sot në selinë e FFK-së prita me kënaqësi ambasadorin e Suedisë në Kosovë, mikun e futbollit kosovar, z. Jonas Westerlund.
Gjatë takimit diskutuam për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në sferën e futbollit.
Theks i veçantë iu kushtua projektit të Kampit në Leposaviq, i cili tashmë është shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
#Bashkëpërfutbollin ⚽️ 🇽🇰🤝🇸🇪
