
Ademi ndan lajmin e madh: Leoni është i Kosovës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se futbollisti Leon Avdullahu ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës.
“Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Njoftimi i plotë i presidentit të FFK-së:
Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës 🇽🇰🙌
Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.
Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen.
Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty.
Të priftë e mbara me Kosovën!
