HomeAktualeAdemi: Liria e Kosovës është amaneti më i çmuar që duhet ta...

Ademi: Liria e Kosovës është amaneti më i çmuar që duhet ta ruajmë çdo ditë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Në mesazhin e tij, Ademi ka shprehur respekt për veprimtarët dhe aktivistët e çështjes kombëtare, duke theksuar se përkushtimi dhe sakrifica e tyre e mbajtën gjallë idealin e lirisë ndër dekada.

Ai ka bërë homazhe për familjen e Komandantit Adem Jashari, ushtarët e UÇK-së dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ndërsa ka vlerësuar lart edhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve aleate dhe NATO në çlirimin e vendit.

Postimi i tij:

🇽🇰 Urime Dita e Çlirimit

Sot shënojmë me krenari Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke nderuar të gjithë ata që, ndër dekada, kontribuuan për lirinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë.

Me respekt kujtojmë veprimtarët dhe aktivistët e çështjes kombëtare, të cilët me përkushtimin, sakrificën dhe qëndresën e tyre mbajtën gjallë idealin e lirisë ndër dekada.

Përulemi me mirënjohje para heroizmit të familjes së Komandantit Adem Jashari, ushtarëve të UÇK-së dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë, e po ashtu vlerësojmë lart kontributin e SHBA-së dhe shteteve aletate dhe të NATO-s në çlirimin e vendit tonë.

Në ato vite të vështira, shumë futbollistë lanë fushat e blerta dhe iu bashkuan luftës çlirimtare, duke vënë mbi gjithçka dashurinë për atdheun dhe lirinë.

Në këtë ditë, urojmë që krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë ta kenë një verdikt të drejtë dhe sa më shpejt të kthehen pranë familjeve në atdheun e tyre.

Liria që gëzojmë sot është amaneti më i çmuar që na obligon ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë.

Lavdi të rënëve për liri dhe mirënjohje e përhershme për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. 🇽🇰

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...