Ademi e Duka po qëndrojnë në Yerevan 

Ademi e Duka po qëndrojnë në Yerevan 

Zv/Presidenti i UEFA-s, njëherësh president i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot po qëndrojnë në Yerevan të Armenisë, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në futsall, Barcelona-Palma.

Ata u pritën nga presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë, Armen Melikbekyan.

Ademi e Duka do të jenë prezent në finale si dhe në takimet e organizuara nga UEFA.