Adea Luta, shpallet femra më e bukur shqiptare në Botë për vitin 2024
Në një mbrëmje plot emocione dhe shkëlqim, “Miss Shqiptarja në Botë 2024” kurorëzoi fituesen, duke e shpallur Adea Luta si femrën më të bukur shqiptare në botë.
Spektakli, i organizuar nga Gecjan Fashion Group nën drejtimin e producentit Ilir Geci, u mbajt në Prishtinë në prezencen e mbi 1000 shikuesve dhe mblodhi vajza shqiptare nga e shumë vende të botës.
Fituesja, e cila përfaqësoi qytetin e Pejes, mahniti jurinë dhe publikun me bukurinë, elegancën dhe prezantimin e saj të shkëlqyer.