Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 34-t, fitojnë Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta

Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 34-t, fitojnë Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta

Është zhvilluar java e 34-t e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku të gjitha ndeshjet u luajtën sot në orën 15:30.

Partizani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Egnatian me rezultatin minimal 1-0.

Vllaznia triumfoi në “Loro Boriçi”, duke mundur Dinamo City-n me rezultatin e thellë 3-0.

AF Elbasani regjistroi një tjetër fitore, pasi mposhti Bylisin në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0. Vijon gara e fortë për vendin e katërt mes Partizanit dhe AF Elbasanit, me të kuqtë që aktualisht mbajnë këtë pozicion me një pikë më shumë.

Në “Niko Dovana”, Teuta fitoi ndaj Laçit me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në Korçë, takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1.

Abissnet Superiore, java 34

Partizani 1-0 Egnatia

Vllaznia 3-0 Dinamo City

AF Elbasani 1-0 Bylis

Teuta 1-0 Laçi

Skënderbeu 1-1 Tirana