Ish deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se sot ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Tahiri e cilësoi takimin si jashtëzakonisht emocionues, duke theksuar se, pavarësisht viteve në paraburgim, Thaçi vazhdon të ruajë forcën, dinjitetin dhe besimin që e kanë karakterizuar gjithmonë.
Sipas tij, bisedat me Thaçin janë gjithmonë frymëzuese dhe të mbushura me shpresë për të ardhmen, ndërsa ai vazhdon ta ruajë qetësinë, vendosmërinë dhe besimin se e vërteta do të dalë në dritë.
Tahiri shprehu gjithashtu dëshirën që kjo periudhë të përfundojë sa më shpejt dhe Thaçi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të kthehen pranë familjeve dhe popullit të Kosovës.

