Abdxhiku: Si parti e qendrës së djathtë, besojmë në lirinë ekonomike të gruas

Abdxhiku: Si parti e qendrës së djathtë, besojmë në lirinë ekonomike të gruas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ky subjekt politik e kanë mbajtur një aktivitet me Forumin e Gruas.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këtë herë folën për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Si parti e qendrës së djathtë, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas, besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik”.

“Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.