HomeAktualeAbdixhiku: Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së

Abdixhiku: Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend, duke thënë se nuk është refuzuar ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi, sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se të gjithë deputetët e partisë ishin pajtuar me këtë qëndrim.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar ata që, sipas tij, po e paraqesin zhvillimin e djeshëm si një refuzim të bashkëpunimit me VV-në.
“Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar?”, ka pyetur ai.

Sipas Abdixhikut, ajo që u refuzua ishte zgjidhja për Presidentin e Kosovës, përkatësisht votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja.

“Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së ka thënë se dëmi nga ky zhvillim, sipas tij, i bëhet kryesisht LDK-së, duke kritikuar qëndrimet e disa deputetëve dhe grupeve politike.

“Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shprehur shqetësim edhe për ndikimin e grupeve të tjera politike në zhvillimet brenda LDK-së.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses”, ka thënë ai.

Në fund, Abdixhiku ka thënë se nuk do të dorëzohet, pavarësisht zhvillimeve të fundit.
“Për këtë ndiej vetëm keqardhje! Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka përfunduar ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...