
Abdixhiku: Ushtroni të drejtën e votimit; dhe me të përcaktoni fatin e Republikës tonë
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar se sot është dita më e rëndësishme për demokracinë tonë e të ardhmen që na pret.
“Ta shfrytëzojmë këtë të drejtë me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Të respektojmë procesin, të respektojmë njëri-tjetrin, të respektojmë Kosovën”.
“Ushtroni të drejtën e votimit; dhe me të përcaktoni fatin e Republikës tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
