Abdixhiku takon Osmanin, shpreh mbështetje për iniciativën e Trump për “Bordin e Paqes”

Abdixhiku takon Osmanin, shpreh mbështetje për iniciativën e Trump për “Bordin e Paqes”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.

Sipas Abdixhikut, në këtë takim ai është informuar nga presidentja Osmani për iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump për themelimin e një Bordi të Paqes, një nismë që, sipas tij, synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Postimi i tij në Facebook:

Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, sot gjatë ditës u takova me të për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.

Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë.

LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.