Abdixhiku takon Hovenierin, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon Hovenierin, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku ka pritur sot në selinë e partisë, ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Ai ka bërë me dije se kanë diskutuar hapur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

“Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë. LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.