Abdixhiku: Sunny Hill dhe të rinjtë i dhanë Kosovës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat

Abdixhiku: Sunny Hill dhe të rinjtë i dhanë Kosovës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte pjesë e natës së parë të festivalit “Sunny Hill”.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se në lokacionin e ri, Festivali Sunny Hill, dhe mijëra të reja e të rinj, i dhanë Kosovës dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat

Abdixhiku tutje tha se “kudos dhe Komunës e Keshilltarëve tanë Lokal, që dy vjet më parë, përkundër pengesave politike plot mllef e frustrim, si zakonisht; ndanë megjithatë vend permanent për një Festival, që për Kosovën tashmë është brend dhe aset”.

“Mbrëmë Prishtina ishte plot jetë! Në lokacionin e ri, Festivali Sunny Hill, dhe mijëra të reja e të rinj, i dhanë Kosovës dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat. Kosova është plot rini e plot jetë. Kështu duhet të jetë! Kështu duhet të shpërfaqet jashtë gjithëherë! Kudos organizatorëve që çdo vit i sjellin vendit artistë të mëdhenj – Bebe Rexha e Black Coffee – këtë herë; dhe kështu ndjenjën e normales me secilin vend tjetër. Kudos dhe Komunës e Keshilltarëve tanë Lokal, që dy vite më parë, përkundër pengesave politike plot mllef e frustrim, si zakonisht; ndanë megjithatë vend permanent për një Festival, që për Kosovën tashmë është brend dhe aset! Le të ketë jetë! Kosova meriton më mirë”, shkroi kreu i LDK-së.