
Abdixhiku shkruan për emërimin e Halimit drejtoreshë e Kulturës në kryeqytet
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Sibel Halimin për emërimin e saj në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Prishtinës.
“Përgjatë 3 viteve të shkuara, Sibelin e njoha jo vetëm si një bashkëpunëtore me motiv e energji përplot, por edhe si një pasionante e përkushtuar e kulturës. Sot, jam i bindur se puna e saj në Kryeqytet do të jetë me përplot përkushtim e zell. Që peizazhi kulturor i Prishtinës sot merr vërtetë vlerë”, shkruan Abdixhiku në një postim në profilin e tij në “Facebook”.