Abdixhiku pret në takim ambasadoren e Izraelit, flasin për zgjedhjet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë e partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Abdixhiku njoftoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjet, programin politik “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”, i cili ka marr një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjithandej Kosovës.
Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës.