Abdixhiku poston foto nga sheshet e Prishtinës
“Kaluam mbrëmjen në një ambient sa të ngrohtë festiv, aq dhe evropian në pamje. Kryeqyteti thjeshtë jetonte sonte! Jetonte si një vend i njerëzve që kërkojnë qetësi, kërkojnë momente gëzimi e mirëqenie! Kërkojnë jetë të mirë e të begatshme! Sa më pak mllef, sa më pak urrejtje, sa më pak negativitet e frikë!”, ka shkruar në Facebook kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka shkruar se punët e mira të tyre, u japin qytetarëve këto momente.
“Prishtina i ka këto momente! Kosova, do t’i ketë këto momente! Ky vend i bukur me njerëz e familje të shkëlqyeshme ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim i pret veprimet tona. Do t’i ketë! Kosova është vetë ëndrra jonë!”, ka shkruar lideri i LDK-së.