
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët: LDK-ja e respekton plotësisht vullnetin e qytetarëve
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pasur një javë të ngarkuar, ku ka pritur në takim ambasadorët e shteteve mike të Kosovës.
Gjatë takimeve, ai diskutoi me ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës dhe Italisë mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme dhe rëndësinë e numërimit të çdo vote, përfshirë ato të mërgatës.
Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotësi vullnetin qytetar dhe se partia nuk ka ndërmend ta anashkalojë atë.
“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.