Abdixhiku pas fitores së CDU-së në Gjermani: Mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku pas fitores së CDU-së në Gjermani: Mundësi e re për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është gëzuar fitores së CDU-së në Gjermani.

Me këtë rast, Abdixhiku tha se kjo është një mundësi e re për Kosovën.

“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë”, tha ai.

Kreu i LDK-së theksoi se ia ka përcjellur urimet kandidatit për kancelar Friedrich Merz.

“Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona”, tha numri një i LDK-së.

“Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!”, theksoi ai.

LDK dhe CDU bëjnë pjesë në të njëjtën organizatë politike, atë të Partive Popullore Evropiane.

Të dyja këto subjekte politike, i takojnë qendrës së djathtë.