Abdixhiku: Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta për sulmin e Muhaxherit

Abdixhiku: Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta për sulmin e Muhaxherit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për sulmin fizik që u bë ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se Muhaxherin nuk mund ta ndalin e frikësojnë.

“Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka thënë Abdixhiku.