Abdixhiku nga Hani i Elezit: Pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet

Abdixhiku nga Hani i Elezit: Pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në Han të Elezit, ku u shpreh se pas një kohe të gjatë, u pritën me plot shpresë e vullnet.

Abdixhiku tha se Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, siç tha ai, një projekt kyç ky i “Rrugës së Re”.

“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet! Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i “Rrugës së Re”.

“Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi! LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet të vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.