Abdixhiku nga Gjakova: Partneriteti me sektorin privat është baza e zhvillimit ekonomik

Abdixhiku nga Gjakova: Partneriteti me sektorin privat është baza e zhvillimit ekonomik

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka qenë për vizitë në Gjakovë të enjten.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nëse do të jetë në krye të qeverisë pas 9 shkurtit do të jetë bashkëpunues me sektorin privat.

“Sektori privat është motori i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë”.

“Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari”, ka shkruar Abdixhku.

Ai ka vizituar sot nga afër kompaninë Rronifer në Gjakovë.