Abdixhiku mobilizon partinë, ia mësyjnë bjeshkëve të Rugovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mobilizuar partinë.
Ai ka mbledhur nënkryetarë, sekretarë dhe drejtues parlamentarë në Rugovë të Pejës.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ky mobilizim i tij vjen si parapërgatitje për zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme që pritet të ndodhin.
Theksojmë se ditë më parë AAK dhe Nisma lidhën koalicion për zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme.