Abdixhiku, Kurtit: Tre vite të humbura me LVV-në

Abdixhiku, Kurtit: Tre vite të humbura me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth sukseseve të prezantuara nga ky i fundit si: liberalizimi i vizave, targat, njohja e pasaportave nga Spanja, pagesa e energjisë elektrike për veri nga Elektrosever.

Ai tha se këto tri vite me Lëvizjen Vetëvendosje, ishin të humbura për shtetin e Kosovës, “pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”.

Abdixhiku thotë se Kosova mori sanskione e 300 milionë humbje nga ky izolim dhe se liberalizimi u bllokua për shtatë vjet.

“Kosova mundet më mirë! Kosova meriton shumë më mirë!”, theksoi kreu i LDK-së.