
Abdixhiku: Kryeqyteti punon! Fort!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se kryeqyteti punon fort!
Ai ka thënë se me “qitjen e pareve” nga bllokuesit njëvjeçar, punët po vazhdojnë menjëherë; edhe në dimër, edhe natën.
“Unaza e Brendshme e Prishtinës drejt finalizimit. Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë. Kosova ka nevojë për zhvillim. Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit e bllokadës. LDK në Prishtinë nuk ndalet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
