Abdixhiku i reagon Kurtit për zgjatje mandati: Flet gjëra pa fije inteligjence

Abdixhiku i reagon Kurtit për zgjatje mandati: Flet gjëra pa fije inteligjence

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se opozita po i zgjat mandatin qeverisë në detyrë.

Abdixhiku e cilësoi këtë deklaratë si të pabazuar dhe pa logjikë, duke theksuar se Kurti vepron në mënyrë jolegjitime dhe e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit dhe të deputetit, njofton Klankosova.tv.

“Mos i kushtoni rëndësi njerëzve që flasin pa asnjë lloj inteligjence, si ato që thonë ‘po ia zgjatim mandatin Kurtit’. Ai është në një pozitë jolegjitime, pa mandat, dhe ka uzurpuar detyrën e kryeministrit dhe deputetit. Kjo nuk ka asnjë logjikë”,  tha Abdixhiku.