Abdixhiku i kthen përgjigje Kurtit

Abdixhiku i kthen përgjigje Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka kthyer përgjigje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendojse, Albin Kurtit, përmes një letre.

Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente.

Kryetari Abdixhiku propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshierjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.

“Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”.

LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend.

Letra e plotë👇🏻