HomeAktualeAbdixhiku: I kërkova Osmanit të ndihmonte LDK-në, pa të do ta kishim...

Abdixhiku: I kërkova Osmanit të ndihmonte LDK-në, pa të do ta kishim më vështirë

spot_img
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja ishte partia e vetme që shënoi rritje si në numër votash ashtu edhe në përqindje, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si kthim në nivelin e zgjedhjeve të shkurtit.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se rezultati nuk ishte ai që partia kishte synuar, por se duhet parë në kontekstin e kohës së shkurtër dhe procesit të bashkimit që kishte nisur LDK-ja.

“Ne ishim partia e vetme që shënuam rritje si në numër votash, ashtu edhe në përqindje. Ishte një kthim në rezultatin e shkurtit, natyrisht jo i dëshirueshëm, jo i mjaftueshëm dhe jo ai për të cilin shpresonim e punonim. Por, duke marrë parasysh kohën e shkurtër dhe procesin e bashkimit që kishim nisur, ky është rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në bazë të këtij rezultati duhet të marrim edhe veprimet e mëtejshme në ditët dhe javët në vazhdim”.

Ai theksoi se LDK-ja kishte kaluar një periudhë të vështirë të brendshme që nga dhjetori, e cila sipas tij kishte lënë pasoja në funksionimin e partisë dhe në përgatitjet për zgjedhje.

“Unë besoj se koha ka qenë shumë e shkurtër. Mos harroni se nga dhjetori kishim kaluar një proces të rëndë të brendshëm në LDK, i cili kishte lënë pasoja. Madje, edhe para dhjetorit, pas rezultatit të shkurtit 2025, kishim nisur një lloj beteje të brendshme të paarsysyeshme, e cila reflektoi më pas në zhvillimet e dhjetorit. Nga dhjetori kaluam sërish nëpër një proces të brendshëm, mbajtëm Kuvendin më 31 janar dhe menjëherë pas tij, në shkurt, mars dhe prill, ishim të angazhuar në diskutimet për formimin e institucioneve. Pra, nuk ishim në përgatitje elektorale. Vetëm në prill, kur u bë e qartë se vendi po shkonte në zgjedhje, u ula me Vjosa Osmanin dhe diskutuam për nevojën e ringritjes së LDK-së pas rezultatit të dhjetorit”.

Abdixhiku foli edhe për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në bashkëpunim me LDK-në gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar kontributin e saj dhe duke theksuar se kishte kërkuar personalisht mbështetjen e saj për ringritjen e partisë.
Sipas tij, Osmani kishte mundësi të mos përfshihej fare në procesin zgjedhor, por kishte pranuar të kontribuonte në një periudhë kur, sipas Abdixhikut, ekzistonin projeksione për dobësimin e LDK-së.
Ai shtoi se refuzon të mendojë se do të dilnin më mirë në zgjedhje pa Vjosa Osmanin.
“Natyrisht, opsioni ishte që Vjosa të mos merrte fare pjesë në procesin zgjedhor. Por unë i kërkova me ngulm të na ndihmonte. Kisha nisur diskutime në të gjitha degët e LDK-së dhe me të gjithë akterët për të parë se si do të pritej ky bashkim. Pashë se kishte vullnet për një gjë të tillë. Madje, si pjesë e këtij vullneti, hoqa dorë edhe nga privilegji i të qenit i pari në listë, për aq sa kjo do ta ndihmonte LDK-në. E vlerësoj kontributin e Vjosa Osmanit në këtë drejtim.
“Ajo kishte mundësi të tërhiqej. Kishte jo vetëm pozitën, por edhe karrierën e suksesshme si presidente. Megjithatë, pranoi të japë kontribut. Kjo ndodhi sepse kishim parë projeksione që flisnin për dobësimin dhe rrënimin e LDK-së. Prandaj ishte e domosdoshme forcimi i LDK-së si pol politik përballë një pushteti që synonte të kishte gjithçka.”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në “Rubikon” në Klan Kosova.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...