Abdixhiku falënderon qytetarët që po e mbështesin në tubime

Abdixhiku falënderon qytetarët që po e mbështesin në tubime

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në tubimet që është duke organizuar në kuadër të “Turneut të Ndryshimit”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky turne është duke vazhduar dhe ka përmendur tubimet e radhës, ku do të mbahen në Suharekë, Gjilan dhe Olten të Zvicrës.

“Një falënderim i veçantë, për mbështetjen e madhe qytetare dhënë për Turneun e Ndryshimit. Prezenca juaj masive në secilin tubim ishte thirrje për ndryshim; ishte thirrje për bashkim! Kësaj thirrje i përgjigjemi me ftesë për veprim!”

“Sepse Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Turneu vazhdon. Në përgatitje finale për tubimet e radhës në Suharekë (27 nëntor),  Gjilan (30 nëntor), e Olten të Zvicrës (1 dhjetor)!”, ka thënë Abdixhiku.