Abdixhiku dhe Hovenieri hanë drekë së bashku, bisedojnë për zhvillimet në vend

Abdixhiku dhe Hovenieri hanë drekë së bashku, bisedojnë për zhvillimet në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të enjten ka pasur një drekë pune të rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe për raportet mes dy vendeve.

“Kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.