Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës
Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, u hapën për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në takimet e sotme në Strellc e në Drenoc.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehet se me qyetetarët bisedoi për shqetësimet dhe sfidat që dëgjohen gjithandej Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Në mesin e shumë qytetarëve të përkushtuar e punëtorë biseduam për të njëjtat shqetësime e sfida që po i dëgjojmë çdo ditë gjithandej nëpër Kosovë. Familje dhe qytetarë që, përkundër vështirësive të shumta, mbajnë gjallë shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë”.