HomeAktualeAbdixhiku: Ata që s'respektojnë vendimet e LDK-së, së paku duhet ta dorëzojnë...

Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, së paku duhet ta dorëzojnë mandatin

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e masave disiplinore ndaj atyre që nuk e mbështesin vendimin e organeve të partisë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, Abdixhiku tha se aktualisht më shumë e shqetësojnë pasojat që mund të ketë kjo situatë për Kosovën, sesa çështja e masave brenda LDK-së.

“Besoj që e para e punës s’duhet të brengosem për këtë fazë, për natyrën disiplinore brenda LDK-së sepse ajo do të vijë, më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën, të shkaktojmë edhe njëherë zgjedhje kur kemi marrëveshje politike, kur kemi kandidaturë serioze, të mbarë dhe të mirë me respekt të gjerë popullor dhe e kemi kapërcyer edhe vetën dhe s’kemi kërkuar asgjë për vetën, vetëm që Kosova të ketë president të dinjitetshëm. Dhe, për beteja të paarsyeshme personale të rrënohet gjithë kjo mundësi, unë jam i brengosur për pasojat e Republikës, si klasë politike kemi pasë përgjegjësi shumë më të madhe, si gjeneratë politike është dashtë të sillemi shumë me ndryshme për Republikën e Kosovës  dhe qytetarët tanë. Qytetarët tanë po shohin, do të shohin dhe do të veprojnë dhe kjo është pasoja më e madhe që i bëjnë Republikës së Kosovës. Do të kërkojmë një ditë si kjo, kur një njëri si Bekim Sejdiu do mund të bëhej president i Republikës dhe do të krijojë balancë të domosdoshme në Republikën e Kosovës. Për tjerat do të vijnë me kohë, më besoni…por gjithsesi secili njeri që se respekton vendimin e kryesisë dhe organeve të LDK-së, më së paku duhet të ndihet përfaqësues i LDK, më së paku të dorëzojë mandatin e deputetit”, tha Abdixhiku.

Ai kritikoi mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, pavarësisht se, sipas tij, ekziston një marrëveshje politike dhe një kandidaturë serioze për president.

Abdixhiku tha se LDK-ja “e ka kapërcyer edhe veten” dhe nuk ka kërkuar asgjë për vete, por vetëm që Kosova të ketë një president të denjë.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...