Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, shërbeu edhe në Kosovë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka njoftuar se Nicholas Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë.
Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se Abbott do të nisë punën e tij në Tiranë në shtator të këtij viti.
“Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Abbott ishte ambasador i Britanisë në Kosovë deri në fund të shkurtit të këtij viti, për t’ia liruar vendin ambasadorit të ri, Jonathan Hargreaves, i cili postin e mori më 5 mars.