Abazi kritikon deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e lëvdon Ramush Haradinajn
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Kur e shoh se standardi i Lëvizjes Vetëvendosje ka rënë në standardin e Mimoza Kusarit, mua më del Ramush Haradinaj jo hero i Kosovës, por njeri që rikthen një memorie pse Rugova ka vendos me bë një kryeministër në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të historisë”, u shpreh Abazi.
“Nuk po them që do të shkojë në Aleancë”, ka thënë tutje ai.
Abazi, ka thënë se aktualisht Kosova ka të bëjë me “një grupacion politik që ka premtuar ndryshe e po vepron ndryshe”, derisa sipas tij, ka “përfunduar në njerëz margjinal si “Kusari, Armend Muja, e njerëz tjerë të ricikluar”.
“Janë shtalba të politikës së kaluar”, tha Abazi, duke shtuar “se të gjitha kartat janë hapur tani”.
Abazi ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti. Ka thënë se prej kur është përjashtuar nga Grupi Parlamentar dhe komisionet tjera, e ka parë dobësinë e Kurtit.
“Prej frikës, bën veprime që realisht tregon sa i dobët është. Aktualisht nuk e ka askënd përreth”, tha Abazi. /ATV