Abakarov u mund në çerekfinale, por ka ende shpresa për medalje bronzi

Abakarov u mund në çerekfinale, por ka ende shpresa për medalje bronzi

Zelimkhan Abakarov nuk ia doli të shkojë në gjysmëfinalen e mundjes, në kategorinë deri në 54 kilogramë të Lojërave Olimpike. Ish-kampioni i botës në vitin 2022 nuk mundi të hynte për asnjë moment në garë, duke i dhënë shansin kundërshtarit që të fitonte 12-0 me pikë teknike.

Megjithatë Zelimkhan ka ende shpresë për medaljen e bronztë, në rast se mundësi indian që e eliminoi, arrin të fitojë ndeshjen gjysmëfinale me kundërshtarin japonez dhe të kalojë në finale.

Në këtë rast, sipas rregullores ai tërheq edhe Abakarov, që nëpërmjet ripeshkimit ruan ende shpresa për vendin e tretë në podium.