AAK prezanton kandidatët nga Prizreni, Haradinaj: Do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë

AAK prezanton kandidatët nga Prizreni, Haradinaj: Do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka prezantuar kandidatët për deputet nga komuna e Prizrenit.

Me këtë kryetari i saj, Ramush Haradinaj, tha se me ardhen e tij si kryeministër do të mbrohet familja dhe do të ndërpriten padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve në tatimin në pronë.

Ai po ashtu tha se “siç e ngritëm Ushtrinë e Kosovës dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë”.

“Me përvojën tonë në qeverisje dhe me program konkret ekonomik, do të sigurojmë paga minimale 500 euro dhe mesatare 1000 euro, do të barazojmë pensionet me pagën minimale, do të ulim TVSH-në për ushqimet bazë dhe do të heqim akcizën e naftës për bujqit. Ashtu siç e ngritëm Ushtrinë e Kosovës dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë. Ne jemi Kosova që di të ngrihet. Ne jemi Kosova Fituese”, është shprehur Haradinaj.

Kandidatë për deputet nga Prizreni prej AAK-së janë: Besnik Krasniqi, Luljetë Berisha, Edmond Hoxha, Abdylnaser Sefa dhe Armend Memqaj.