AAK-ja prezanton kandidatët për deputetë në Pejë, ndër ta edhe biznesmeni dhe ish luftëtari i UÇK-së, Ramush Ahmetaj

AAK-ja prezanton kandidatët për deputetë në Pejë, ndër ta edhe biznesmeni dhe ish luftëtari i UÇK-së, Ramush Ahmetaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka prezantuar sot kandidatët e saj për deputetë në qytetin e Pejës.

Në një konferencë për media, Ali Berisha nga ky subjekt i prezantoi gjashtë nga këta kandidatë.

Kandidatët në fjalë janë Arbër Tolaj, Diellza Kuka, Egzon Kelmendi, Gazmend Syla, Ramush Ahmetaj, Fatmir Gashi dhe Shemsedin Dreshaj.

Ramush Ahmetaj është vlerësuar lartë më herët nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke theksuar se kësaj partie i duhen kuadro që janë treguar të suksesshëm në çdo sferë të jetës.