HomeAktualeA ka Ardian Gjini vija të kuqe ndaj LVV-së? Përgjigjet kryetari i...

A ka Ardian Gjini vija të kuqe ndaj LVV-së? Përgjigjet kryetari i ri i Aleancës

spot_img

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini në Rubikon me Adriatik Kelmendi në Klan Kosova, ka folur lidhur me qëndrtimet e partisë së tij rreth vijave të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje.

I pyetur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me partinë në pushtet, Gjini ka treguar për pozicionet e subjektit që tashmë ka marrë në udhëheqje.

“Nëse një parti politike, ose një person i qet caqet, e ato caqe të ndershme për vendin, ka me gjet rrugë me i arrit ato caqe. Unë e thash më herët, zhvillimi ekonomik mundet me u zbërthye në shumëçka, me përfundua infrastrukturën e Kosovës, se prapë nuk është e madhe për katër vjet përfundon nuk kemi nevojë me bo, nuk ka mbet shumë. Kur nuk ekziston ai cak i një personi ose një partie politike, atëherë caku kthehet vetvetja, “Unë po du mu bë kryeministër, unë po du me bo presidentin, un po du me bo këtë”. Kur ky është caku, atëherë gjithmonë bëhet ma problem. Unë ju thash juve, nëse kemi me krijua koalicion me opozitën caqet e mia i tregova dhe kam me i kushtëzua” ka thënë Gjini.

Ai poashtu bëri të ditur se nuk e mohon ndonjë koalicion me opozitën, ndërsa shtoi se pushteti aktual ka dështuar, pasiqë nëse nuk kishte dështuar, nuk do të kishte pasë nevoj t’i dhuronte nga 100 euro qytetarëve.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...