HomeAktualeA janë këta dy emrat e propozuar nga LDK për President?

A janë këta dy emrat e propozuar nga LDK për President?

spot_img

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, është diskutuar për takimin e sotëm mes krerëve të LVV-së dhe të LDK-së.

Pas takimit, as Albin Kurti e as Lumir Abdixhiku nuk pranuan të japin emra, pasi thanë se takimi ka qenë i përqendruar në profilin, kriteret dhe parimet mbi emrin e presidentit/es.

Ndërkaq, autorja e emisionit “Jehona Politike”, Jehona Bajrami, përmendi dy emra që mund të kenë qenë të propozuar nga LDK-ja për president.

“Megjithatë, emrat që kanë dalë, nëse thirremi në atë çfarë kërkon LDK dhe çfarë kërkonte LVV, mund t’i kenë takuar LDK-së, por jo sot. Njëri nga ta është përfolur edhe në të kaluarën si kandidat për president. Ndërkohë që profesori tjetër, që në fakt ka pasur veprimtari të madhe në LDK, nuk ka një aktivitet politik sot në LDK. Çka merr LDK-ja nga këta dy persona?”, pyeti Bajrami opinionistin Azdren Shala. “Besoj të kujtohet edhe koha kur në të kaluarën është përmendur zotëri Ilaz Ramajli si kandidat për presidenti. Ibrahim Berisha në anën tjetër profesor, me të kaluar në LDK”.

Shala ndërkaq tha se nuk ka informacion nëse këta emra janë të propozuarit e LDK-së dhe shtoi se nuk mund të japë vlerësime për ta, “përjashto Fatmir Sejdiuin që u përmend, mendoj që të paktën Sejdiu si emër, duke e njohur Kurtin si politikan qysh funksionon, është i papranueshëm”. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...