A është meritë e presidentes Osmani furnizimi i policisë me armë të gjata nga Kroacia?
Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në Facebook ka lënë të kuptohet se marrëveshja për furnizimin e Policisë së Kosovës me armë nga Kroacia është meritë e Osmanit.
“Marrëveshja e iniciuar nga presidentja e Republikës gjatë vizitës në Kroaci, sot u realizua me sukses. Faleminderit partnerëve kroatë për përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës sonë dhe përkrahje e plotë për Policinë e Kosovës në misionin e saj të shenjtë. Do te kemi akoma lajme të mira”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.