
A është e gatshme LDK-ja për zgjedhje të reja? (VIDEO)
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partitë politike janë të gatshme çdo herë për zgjedhje.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo u shpreh kështu kur u pyet se a është e gatshme LDK-ja që të mbahen zgjedhje të tjera në vend, pas atyre nacionale të 9 shkurtit.
“Mënyra e kushtëzimit apo edhe e mbledhjes së frikës për zgjedhje ndaj dikujt është totalisht jorelevante. Ne jemi parti politike të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë, partitë politike janë të gatshme të mbajnë zgjedhje, të zgjidhen dhe të bëjnë përpjekje për pushtet në çdo kohë”, ka thënë Lushaku-Sadriu. /Klankosova.tv
*