
A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije?
“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? Made in Kosova, gati për botën!”. Kështu ka shkruar në Facebook presidentja Vjosa Osmani, teksa e ka vizituar kompaninë e prodhimit të anijeve në Prizren.
“Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, krenarisht i bërë në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra.
“Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, ka shkruar Osmani.