A duhet fikur kompjuteri natën apo duhet vendosur në standby?
Sipas një studimi të kryer nga një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, “Panda Security” vetëm 37% e përdoruesve e fikin kompjuterin e tyre çdo natë, krahasuar me 63% që e mbajnë atë të ndezur, shkruan focus.it.
Por, cili është ndryshimi midis fikjes së pajisjes deri ditën tjetër dhe lënies së saj të ndezur?
William Fornaciari, profesor i sistemeve të ngulitura në Politeknikun e Milanos, thotë se “përveç kursimit në faturë, fikja zgjat jetën e komponentëve elektronikë, të cilët i nënshtrohen një forme plakjeje të ndikuar kryesisht nga temperatura e tyre e funksionimit”, shpjegon profesori.
Në fakt, një kompjuter mund të konsumojë nga 100 në 500 Wh, ndërsa një laptop nga 20 në 60 Wh.
“Në thelb, përdorimi i këtyre mënyrave të pezullimit mund të përkthehet në disa euro shtesë në vit në faturë, ndonëse llogaritet se konsumi i të gjitha pajisjeve të gatishmërisë në botë është rreth 10% e totalit”, saktëson profesori.
Prandaj, me këto shifra, zgjedhja nëse kompjuteri do të jetë i ndezur apo i fikur gjatë natës varet kryesisht nga përdorimi i tij.