Homeballine 2A do të transferohet te Chelsea? Flet për herë të parë Xhaka

A do të transferohet te Chelsea? Flet për herë të parë Xhaka

spot_img

Granit Xhaka ka reaguar ndaj spekulimeve për një transferim të mundshëm te Chelsea, duke theksuar se për momentin i gjithë fokusi i tij është te paraqitjet me Zvicrën në Kupën e Botës.

Mesfushori i Sunderlandit udhëhoqi kombëtaren zvicerane si kapiten në fitoren 2-0 ndaj Algjerisë në fazën e 1/16 së finales, vetëm pak ditë pasi mediat angleze raportuan për interesimin e Chelseat.

Sipas talkSPORT, klubi londinez ka paraqitur një ofertë fillestare prej rreth 9.3 milionë eurosh për shqiptarin, por ajo është refuzuar menjëherë nga Sunderlandi, i cili e ka cilësuar si “plotësisht të papranueshme”, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet gjithashtu se klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë Xhakën dhe nuk ndodhet nën presion për ta lënë të largohet.

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, thuhet se dëshiron të ribashkohet me Xhakën, pasi të dy bashkëpunuan për dy sezone te Bayer Leverkusen, ku fituan titullin e Bundesligës në mënyrë të pamposhtur në vitin 2024.

Megjithatë, vetë Xhaka nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij gjatë turneut.

“Nuk është puna ime të flas për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për këtë kam menaxherët e mi. Unë dua të përqendrohem plotësisht te Kupa e Botës”, deklaroi ai.

Mesfushori shqiptar e dëshmoi përqendrimin edhe në fushë, duke luajtur të gjitha 90 minutat në fitoren ndaj Algjerisë, sukses që i siguroi Zvicrës kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...