A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha

A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër.

E ndërsa i pyetur nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u përgjigj kështu: Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit, raporton TCh.

Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.