A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij? (VIDEO)

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij? (VIDEO)

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, boksieri Drilon Rama ka paralajmëruar sonte në emisionin e Klan Kosovës, Sport Show, se do të ketë një meç më 28 qershor në Londër të Britanisë së Madhe.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Sports Show” në Klan Kosova, Arlind Sadiku se a do ta ftojë Sara Kolamin që ta shikojë atë në publik, Driloni e dha një përgjigje interesante.

“Nuk do ta ftoj askënd, do ta ftoj vetëm familjen time. Kushdo që vjen të më shikoj më vjen mirë”, ka thënë Rama.

Linku i videos:

https://youtube.com/shorts/NFwtpIWA4gw?si=VUMLOc1itgUGc3Um